75 Mall Live Search
21:42 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Messi në dyshim për “El Clasicon” e parë

Messi shpëtoi Barcelonën nga humbja ndaj Valencias në “Camp Nou” duke shënuar dy herë për rezultatin final 2-2.

Pavarësisht nga performanca e tij për të shpëtuar lojën, Messi kishte nevojë për trajtim në pjesën e dytë të ndeshjës.

Messi u kthye për të përfunduar pjesën tjetër të lojës, por trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde më pas tha: “Nuk e di saktësisht se çfarë ka.

Ne do të duhet të presim për të parë se çfarë thonë stafi mjekësor. Nëse ai është në formë të mirë, ai do të luajë të mërkurën ndaj Real Madrid”.

Messi vuan nga një lëndim i muskujve në kofshën e djathtë dhe ende nuk ka dalur një raport zyrtar që tregon se a do të jetë i gatshëm për “El Clasicon” e parë në kuadër të Kupës së Mbretit”. /IndeksOnline/