Messi në histori, barazon rekordin e Donovanit me më së shumti asiste në ndeshjet ndërkombëtare

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar një fitore në raundin e 12-të në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
Kampioni i botës mposhti minimalisht 1:0 Perunë, ku golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, shkruan Indeksonline
Martinez shënoi një eurogol pas një asisti të bukur nga Lionel Messi.
Me asistin e bërë, ylli i Interit Miamit është futur në histori, duke barazuar rekordin e amerikanit, Landon Donovan me më së shumti asiste në ndeshjet ndërkomëbtare, plotë 58.
Me këtë fitore, Argjentina shkon në kuotën e 25 pikëve në pozitën e parë, duke mbyllur kështu vitin 2024 me një fitore të madhe.
Kujtojmë se ndeshjet ndërkombëtare rikthehen në vitin e ardhshëm, gjatë muajit mars 2025./Indeksonline/
Leo Messi, what a blessing is it to watch him 🇦🇷🐐pic.twitter.com/eGESHKugM0
— Sara 🦋 (@SaraFCBi) November 20, 2024