75 Mall Live Search
10:39 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / SH

Messi në Indi, 100 mijë euro kushton takimi me të

Lionel Messi ka mbërritur në Delhi për etapën e katërt dhe të fundit të turit të tij në Indi, i cili e çoi atë në Kolkata, Hyderabad dhe Mumbai. Pas kaosit në Kolkata, ku turmat u përpoqën pa sukses ta shihnin, masa të jashtëzakonshme sigurie janë zbatuar në kryeqytet për legjendën e futbollit.

Messi dhe shoqëruesit e tij kanë rezervuar një kat të tërë të hotelit ekskluziv Leela Palace, i cili ndodhet në qendër të qytetit.

Gjithashtu, stafi i Messit ka organizuar takime kokë më kokë me dyer të mbyllura për personazhe VIP dhe industrialistë, me një kosto prej 10 milionë rupish (rreth 93,000 euro) secili.

Futbollisti do të takohet gjithashtu me kryetarin e Gjykatës Supreme, disa parlamentarë dhe do të marrë pjesë në një aktivitet në stadium, ku do të takohet me përfaqësues të Akademisë Minerva, e cila tashmë ka fituar tri trofe për të rinj./Indeksonline/