Messi në Liverpool? – Kloppi flet për mundësinë e transferimit të argjentinasit

Emri i Lionel Messit është lidhur me shumë skuadra në këtë merkato.
Dëshira e tij për të larguar nga Barcelona ka bërë që shumë ekipe të shqyrtojnë transferimin e argjentinasit, transmeton Indeksonline.
Një nga skuadrat që është përmendur si destinacion për Messin është Liverpooli. Në një konferencë shtypi sot të trajnerit të “The Reds”, Jurgen Klopp, gazetarët e pyetën se a ekziston mundësia që të transferohet në “Anfield Road” argjentinasi.
“Interesim? Kush nuk do e dëshironte Messin në ekip? Por s’ka mundësi. Por, është lojtar shumë i mirë, të jem i sinqertë”, u shpreh Kloppi./Indeksonline/