19:07 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Messi në rolin e trajnerit, iu jep urdhëra lojtarëve para syve të Setien

Barcelona e nisi mbarë pas pauzës së kampionatit prej COVID-19, sepse fitoi me Mallorcan me rezultatin 0-4. Lionel Messi ishte në formë shumë të mirë me dy asiste dhe një gol të shënuar.

Një foto e kapur gjatë momentit që ekipet kishin pauzën e pushimit ka bërë xhiron e rrjetit. I gjithë ekipi po dëgjon udhëzimet e kapitenit, ndërsa Setien nuk flet fare.

Argjentinasi tregon se ka rritur lidershipin e tij në ekip dhe tashmë duket se dhe Setien nuk flet para yllit të futbollit. Spanjollët duan të mbrojnë titullin kampion dhe e kanë gjithçka në dorën e tyre