Messi, Neymar, Mbappe po funksionon për mrekulli, PSG merr fitoren e radhës

Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitoren e tretë radhazi dhe të 11-tën për këtë sezon në Ligue 1.
Krahas dy barazimeve tjera, skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier vazhdon të jetë pa humbje në elitën e futbollit francez.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë, PSG-ja shënoi fitore 4:3 kundër Troyesit në “Parc des Princes”.
Carlos Soler (24’), Lionel Messi (55’), Neymar (62’) dhe Kylian Mbappe (77’ – nga penalltia) shënuan në fitoren e parisienëve.
Mama Balde (3’, 52’) dhe Ante Palaversa (88’) shënuan për mysafirët.
Paris Saint-Germaini pas kësaj fitore ka 35 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, kurse Troyes ndodhet në pozitën e 11-të me 13 pikë.