11:07 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / C E

Messi nuk ftohet për ndeshjen e radhës

PSG është mysafir i Metz në ndeshjen e javës së gjashtë të Ligue 1.

Trajneri Maurizio Pochettino ka prezantuar listën me futbollistët e ftuar për këtë sfidë.

Në këtë listë mungon Lionel Messi, shkruan Indeksonline.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se argjentinasi ka pasur probleme me lëndim.

Ish-ylli i Barcelonës ka qenë i pakënaqur me zëvendësimin që trajneri i bëri në ndeshjen ndaj Lyonit.

Messi nuk ka arritur të gjej golin e parë me fanellën e PSG-së. /IndeksOnline/