Messi: Nuk planifikoj të bëhem trajner kur të penzionohem

Argjentinasi i Inter Miamit, Lionel Messi së fundi ka folur për të ardhmen e tij.
Në një intervistë për gazetarin sportiv Fabrizio Romano, “La Pulga” ka folur edhe për mundësine e tij që të bëhet trajner pas penzionimit.
“Nuk po planifikoj të bëhem trajner kur të pensionohem. Kjo nuk është diçka që po mendoj të bëj”, u shpreh Messi.
🚨🇦🇷 Leo Messi: "I'm not planning to become a manager when I will retire. This is not something I'm considering to do". pic.twitter.com/CY4PU1daf7
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 2, 2024
Messi, aktualisht është pjesë e Inter Miamit, ku luan përkrah ish-shokëve të skuadrës që i kishte edhe tek Barcelona, ku këtë vit ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje në MLS, ku ndihmoi Inter Miamin të arrijë play-offin./IndeksOnline/