Messi nuk vrapon në minutat e parë të ndeshjës, vetëm i “ekzaminon” mbrojtësit
Ndoshta e keni vërë re deri tani që Lionel Messi nuk angazhohet aq shumë në minutat e hapjes së ndeshjës. Kjo është një metodë e gjeniut, sipas trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde.
Në pyetjet se si Barcelona po përgatitet për të ardhmen e futbollit, 55-vjeçari, i cili zëvendësoi Luis Enrique si menaxher në vitin 2017, përshkruan se sa lojtarët e tij e “interpretojnë lojën”.
How FC Barcelona are preparing for the future of football https://t.co/90mdIxGlDz
— Financial Times (@FT) March 1, 2019
Ai i tha The Financial Times se “ju nuk mund të mendoni, ju duhet të luani” kur jeni në fushë, por ai pranon se Lionel Messi është një përjashtim nga kjo metodologji, transmeton Indeksonline/
Messi shpesh rezervon “minutat e para” të secilës ndeshje për interpretim.

Në vend që të përfshihet në fazat e hapjes, ai injoron topin dhe analizon mbrojtësit kundërshtarë duke ecur rreth tyre, thotë Valverde.
“Ndërsa loja fillon, ai merr pak kohë për të studiuar e ditur saktësisht se ku janë dobësitë e rivalëve”, deklaroi trajneri.
Messi po kalon një tjetër sezon mbresëlënës me Barcelonën.
Në 23 paraqitje në La Liga deri më tani, ai ka shënuar 25 gola – më së shumti në Evropë dhe është kandidati më serioz për ta fituar sërish “Këpucën e Artë”, që do të ishte e gjashtë për argjentinasin.
Në përgjithëso këtë sezon, Messi e ka gjetur 33 herë rrjetën, në po aq ndeshje, statistika që tregojnë se vitet kalojnë, por ai mbetet po i njëjti. /IndeksOnline/