75 Mall Live Search
10:02 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Messi, Oblak dhe formacioni më i mirë deri më tani në La Liga

Derisa La Liga është në pushim dimëror, Goal ka përzgjedhur formacionin me 11 lojtarët më të mirë të kësaj faze në kampionatin elitar spanjoll.

Pas 17 ndeshjeve të zhvilluara, Barcelona është lider në renditjen tabelare me 37 pikë të grumbulluara – 11 fitore, 4 barazime dhe me vetëm dy humbje.

Ndjekësi më i afërt i katalunasve është Atletico Madridi, me vetëm tri pikë më pak se skuadra e Ernesto Valverdes në këtë gjysmë sezon të La Ligas.

Kurse, Real Madridi, me një ndeshje më pak, është në vendin e katërt me vetëm 29 pikë të grumbulluara, transmeton IndeksOnline.

Në formacionin e më të mirëve të kësaj faze, Barcelona kryeson me tre lojtarë që treguan formë impresive deri më tani – Leo Messi, Gerard Pique dhe Jordi Alba.

Atletico Madridi ka dy lojtarë, ashtu si edhe Real Betisi, kurse Real Madridi ka vetëm një lojtarë në këtë përbërje./IndeksOnline/

Jan Oblak | Atletico Madrid

Dani Carvajal | Real Madrid

Gerard Pique | Barcelona

Marc Bartra | Real Betis

Jordi Alba | Barcelona

Rodrigo | Atletico Madrid

Giovani Le Celso | Real Betis

Iago Aspas | Celta Vigo

Lionel Messi | Barcelona

Pablo Sarabia | Sevilla

Cristian Stuani | Girona