12:47 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / Blerim

Messi pa konkurrencë nga gjuajtja e lirë në pesë sezonet e fundit, në listë edhe Enis Bardhi

Lionel Messi është pa konkurrencë në listën e golave të shënuar nga gjuajtja e lirë në pesë sezonet e fundit.

Superylli i Barcelonës realizoi një gol fantastik në përballjen e së dielës kundër Athletic Bilbaos, ndërsa ky ishte goli i 650 në karrierë me klubin katalunas.

Për më shumë, kjo ishte hera e 49-të që argjentinasi shënonte një gjuajtje e lirë direkte, ndërsa 38 prej tyre i ka realizuar në La Liga.

Në bazë të një statistike, Messi ka shënuar më së shumti gola nga gjuajtja e lirë në pesë sezonet e fundit në Evropë, plot 21 herë.

Pas tij në renditje ndodhen futbollisti i Interit, Alexander Kolarov, dhe ai i Southamptonit, James Ward-Prowse (me nga tetë gola të shënuar nga gjuajtja e lirë).

Pason sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, me shtatë, ndërsa po aq ka edhe sulmuesi i Celta Vigus, Iago Aspas.

Në këtë listë ndodhet edhe futbollisti shqiptar i Levatnes, Enis Bardhi, me gjashtë gola të shënuar nga gjuajtja e lirë.