17:15 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Messi: Pa Neymarin kemi më shumë balancë

Leo Messi kishte dhënë një intervistë për ‘ëorld Soccer’ e që edhe njëherë është rishikuar nga ‘LaGazetta’ dhe ‘Sport’ , ku tregon momentin e mirë të Barcelonës që po kalon dhe sezonin e dobët të Real Madridit, poashtu duke zbuluar edhe detaje tjera.

Largimi i Neymar

“Largimi i Neymar ka ndikuar në një ndryshim në mënyrën tonë të lojës por poashtu një balancim në skuadër. Ne humbëm shumë potencial në fazën ofansive, por na ndihmoi në anën defansive, aktualisht jemi shumë të fuqishëm në mesfushë dhe na bën më të fortë në mbrojtje” .

Championsi

“Manchester City është një nga skuadrat më të forta për momentin, e njejta gjë vlenë edhe për PSG-në, por nuk e përjashtoj edhe Real Madridin si kandidat, si për nga ana e kualitetit dhe e përvojës. Nuk është hera e parë që kemi parë një situatë të tillë në Madrid, por në fund ata do të luftojnë për gjithçka. Sidoqoftë, City dhe PSG janë më të mira për momentin.”

Marrëdhëniet me Ronaldon

“Ne nuk kemi ndonjë marrëdhënie, ne shohim njëri tjetrin vetëm në netët e shpërblimeve, ku edhe flasim, gjithçka është OK, por nuk na rastisë puna të shihemi.

Familja

“Të jesh baba është gjëja më e bukur që më ka ndodhur, sheh gjërat në një mënyrë tjetër, jeta ime përqendrohet te fëmijët e mi, unë i çoj në shkollë në mëngjes dhe kur kthehem në shtëpi në mbrëmje shkoj tek Thiago. Ne përpiqemi të kalojmë kohë së bashku me Antonellën dhe Mateon deri në darkë, i shtrijmë në shtrat dhe pastaj njejtë si çdo familjë kalojmë kohën. Maeto ( i vogli ) është i befasuar kur më pyesin njerëzit për një foto ose autograf, ai nuk kupton ende, ndërsa Thiago ka filluar të kuptoj pak a shumë, ai shkon në stadium, por nuk e kupton ende plotësisht, ndonjëherë ai në shtëpi më quan ‘Messi’ . /IndeksOnline/