23:50 / E Hënë, 30 Tetor 2023 / C E

Messi për Haaland dhe Mbappe: Do ta fitojnë “Topin e Artë” një ditë, do të jetë një betejë e bukur mes tyre

Lionel Messi fitoi sonte “Topin e Artë” për herë të tetë në karrierën e tij, duke shkruar kështu një tjetër rekord historik.

Pasi pranoi trofeun, ylli argjentinas foli edhe për dy kundërshtarët që i mposhti në këtë garë; Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

“Haaland dhe Mbappe do ta fitojnë ‘Topin e Artë’ një ditë. Janë futbollistë të jashtëzakonshëm. Nuk kam asnjë dyshim se do të jetë një betejë e bukur mes të dyve”, tha ai.

“Edhe Erling e meritonte shumë, ai ka fituar Premierligën, Ligën e Kampionëve, duke qenë golashënuesi më i mirë në të gjitha. Ky çmim mund të ishte edhe i juaji sot… Jam i sigurt që në vitet e ardhshme do ta fitoni”, deklaroi Messi.