Messi për Thiery Henryn: Kisha frikë ta shikoja në sy, dridhesha nga ai!

Lionel Messi ka folur për karrierën e tij dhe prezencën e shumë kampionëve në skuadrën ku luante. Messi ka thënë se prania e Thiery Henryt në skuadër e emociononte më së shumti.
Ai ka rrëfyer momentin kur e ka parë Henryn në zhveshtoren e skuadrës.

“I respektova të gjithë kampionët e mëdhenj që ishin atje. Nga Ronaldinho, te Eto’o, te Puyol, pa përmendur Xavi e Iniesta, të cilët ishin akoma më të rinj. Por ishte një lojtar që më bëri të dridhem. Ishte Thiery Henry. Dija gjithçka për të. E dija se çfarë kishte bërë në Angli dhe papritmas e gjeta në ekip. Për të ndjeva dhe ndjej një lloj admirimi.
Ditën e parë që mbërriti në dhomat e zhveshjes, nuk guxova ta shikoja në sy. Mënyra e tij e lojës, thjeshtësia me të cilën ai bënte disa gjëra. Gjërat që i i bënte ai dukeshin shumë të thjeshta, mua më emociononte” ka thënë Messi./Indeksonline/