75 Mall Live Search
08:30 / E Diele, 29 Qershor 2025 / L A

Messi përballet ndaj ish-skuadrës së tij PSG-së, Flamengo do të synojë befasinë e rradhës

Tashmë kemi hyrë në fazën e 1/8-tave të Botërorit të Klubeve.

Gjatë ditës së sotme kemi ndeshjet tjera Flamengo-Bayern si dhe PSG-Inter Miami.

Kjo është edhe dueli i parë i Lionel Messit, kundër ish-skuadrës së tij, PSG.

Ndërsa Flamengo do të tentojë të bëhet skuadra tjetër braziliane, që arrin në çerek-finale pas Palmeirasit, ku do të synojnë një tjetër befasi ndaj një gjiganti evropian.

Fituesit e ndeshjeve priten të zhvillohen mes vete në çerek-finale.

Ndeshja e parë mes Inter Miamit dhe PSG-së, zhvillohet sonte në orën 18:00, ndërsa ajo mes Flamengos dhe Bayernit në orën 22:00./IndeksOnline/