Messi përjashtohet për dy ndeshjet e fund muajit

Sulmuesi i PSG-së, Lionel Messi nuk do të bashkohet me Argjentinën për dy ndeshjet e radhës. Ai do të qëndrojë në Paris për t’u shëruar nga Covid-19.
Lionel Messi nuk do të udhëtojë në Argjentinë për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit, kundër Kilit më 28 janar dhe Kolumbisë më 2 shkurt.
Futbollisti më i mirë në botë e ka për synim që të jetë 100% i gatshëm për dy ndeshjet ndaj Real Madridit në Champions League, me 15 shkurt dhe me 9 mars.
Argjentina e ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës dhe mosprezenca e Messit në këto dy ndeshje nuk do të jetë aq e rëndësishme./Indeksonline/