Messi ‘përshëndetet’ nga tigri në Indi
Lionel Messi vazhdoi edhe sot me turin e tij në Indi.
Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” gjatë ditës së sotme vizitoi Qendrën e Shpëtimit të Botës së Egër Vantara, ku shëtiti nëpër objekt dhe mori pjesë në ritualet tradicionale.
Me të ishin edhe bashkëlojtarët e Inter Miamit, Rodrigo de Paul dhe Luis Suarez.

Gjatë vizitës së tij, ai u ndalë para një tigri, i cili e ‘përshëndeti’.
Një luan madje e mori emrin “Lionel”.
“Kur je kaq i madh, edhe tigrat të përshëndesin! Messi, Suárez dhe De Paul vizituan sot Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra Vantara në Indi, ku panë nga afër ambientet dhe morën pjesë në rituale tradicionale. Si shenjë falënderimi për vizitën, pronarët vendosën t’i vendosin një këlyshi luani emrin “Lionel”, në nder të Messit”, shkruan “433”.

