75 Mall Live Search
14:26 / E Mërkurë, 25 Janar 2023 / B O

Messi po kalon pushimet në Zvicër, ja në cilin vend luksoz

Fotografitë në rrjetet sociale tregojnë yllin e futbollit Lionel Messi duke kaluar pushimet me ski. Futbollisti më i mirë në botë ndodhet me familje në Crans-Montana të Zvicrës.

“Çfarë nderi që Lionel Messi dhe familja e tij shijojnë malet dhe shpatet këtu”, shkruan Crans-Montana Tourismus në Instagram.

Ende nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë superylli në Zvicër.

Më 29 janar, klubi i tij PSG do të përballet sërish me Stade Reims, kundër skuadrës së Arbër Zenelit./Indeksonline/