75 Mall Live Search
22:48 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / Burim

Messi po mendon largimin nga Inter Miami, synon një ligë më të fortë para ‘Botërorit 2026’

Lionel Messi mund të bëjë një tjetër hap të madh në karrierën e tij.

Mediat pranë yllit argjentinas raportojnë se ai po e mendon seriozisht largimin nga Inter Miami për të luajtur në një ligë më konkurruese, me qëllim që të jetë në formën më të mirë të mundshme për Kupën e Botës 2026, raporton IndeksOnline.

Edhe pse MLS ka qenë një eksperiencë e mirë për Messin, burime të afërta thonë se ‘Pleshti’ dëshiron të rikthehet në nivelet më të larta të futbollit evropian apo ndonjë ligë tjetër të fortë, për të ruajtur ritmin dhe intensitetin e duhur fizik.

Kësisoj ai po kërkon të udhëheqë Argjentinën drejt një tjetër suksesi historik.

Ende nuk ka ndonjë vendim përfundimtar, por bisedimet me familjen dhe ekipin e tij janë intensifikuar në javët e fundit, teksa kampionati Botëror 2026 po afrohet. /IndeksOnline/