75 Mall Live Search
11:55 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Messi shpreson, që Ronaldo të jetë i gatshëm për ndeshjen, në Ligën e Kampionëve

Javën e ardhshme, një  nga ndeshjet më interesante në Ligën e Kampionëve do të jetë ajo midis Barcelonës dhe Juventusit.

Megjithatë, Cristiano Ronaldo është në dyshim se mund të luajë këtë ndeshje pasi vazhdon të jetë i infektuar me koronavirusin, transmeton Indeksonline.

Gazetari i njohur, Di Marzio u shpreh se nëse Ronaldo rezulton negativ 24 orë para ndeshjes dhe nuk ka simptoma, ai mund të luajë.

Sipas “Daily Mail”-it, Messi po shpreson që rivali i tij, Ronaldo të jetë i gatshëm për ndeshje.

Argjentinasi dëshiron që kjo ndeshje të jetë më interesante dhe të përballet edhe njëherë me rivalin e vjetër./Indeksonline/