11:55 / E Premte, 01 Janar 2021 / Blerim

Messi portierit të Valencias ia dërgon një ‘koleksion’ me birra!

Lionel Messi, shënoi plotë 644 gola, i cili theu edhe rekordin e Peles për golat e shënuar vetëm për një klub.

Me këtë rekord, Messi vendosi që t’ua dërgonte 160 portierëve nga një birrë që u dha gola në të kaluarën.

Njëri prej portierëve ndaj të cilit Messi ka shënuar shumë gola (21), është pikërisht ish-portieri i Valencias, Diego Alves.

Ky i fundit ka publikuar një video në Instagram ku shihet një koleksion i birrave të dhuruara nga argjentinasi.

Pothuajse gjithë portierët e kanë marrë këtë gjest me sportivitet dhe shumë prej tyre kanë pozuar me birrat e pranuara. Braziliani, madje ka falenderuar Messin.