75 Mall Live Search
14:04 / E Shtunë, 24 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Messi pranon ofertë milionëshe për mantelin që veshi në Botëror

Lionel Messi u ngjit në majën e botës pasi fitoi Botërorin e Katarit me Argjentinën e tij në finale kundër Francës.

Ajo që ra në sy, ishte manteli që princi i Katarit i vendosi Mesit në momentin kur ky i fundi do të ngrinte në qiellin e Dohas trofeun e artë.

Një pjesëtar i parlamentit të Omanit, duket se ka bërë gati menjëherë një ofertë tunduese drejt argjentinasit, për mantelin tradicional arab, i quajtur “bisht”.

1 milionë dollarë për Messin në këmbim të mantelit, që e cilëson si simbolin e madhështisë dhe mençurisë.