75 Mall Live Search
16:26 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / Blerim

Messi pret për minutat në pjesën e dytë ndaj Betisit, kjo është arsyeja

Messi nuk ka startuar sot me skuadrën e tij kundër Betisit në kuadër të xhiros së nëntë në La Liga, kjo pasi ai ka një problem me gjurin e tij.

Sulmuesi argjentinas shihet në stadiumin “Camp Nou” në bankën rezervë, por nuk dihet nëse ai mund të inkuadrohet sot për t’i ndihmuar skuadrës së tij, shkruan IndeksOnline

Mediat spanjolle kanë publikuar një fotografi të “jashtëtokësorit”, ku shihet me maskë dhe duke respektuar rregullat për pandeminë Covid-19.