75 Mall Live Search
09:26 / E Diele, 14 Shtator 2025 / Gj Sh

Messi provon ”Panenka” por dështon keq (VIDEO)

Lionel Messi ka provuar të shënoj nga penalltia në stilin ”Panenka”.

Në ndeshjen e mbrëmshme mes Charlotte dhe Inter Miamit, sulmusei argjentinas morri ekzekutimin e penalltisë, dhe kishte mundësinë ti jepte epërsinë skuadrës së tij, shkruan IndeksOnline.

Por ajo si e kishte menduar Messi, nuk doli ashtu, pasi gaboi nga pika e bardhë.

38-vjeçari provoi ”Panenka” por kjo u kuptua mjaftë mirë nga portieri kroat, Kristijan Kahlina i cili e priti pa problem gjuajtjen e Messit.

Kujtojmë që Charlotte fitoi ndeshjen ndaj Inter Miamit me rezultat 3-0./IndeksOnline/