75 Mall Live Search
18:32 / E Mërkurë, 14 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Messi publikon foto nga Katari me familjen e gjërë

Kombëtarja e Argjentinës me ndihmën e futbollistit Lionel Messi, ka arritur të kulifikohet në finale të Kupës së Botës.

Pas këtij triumfi, futbollisti i PSG-së, ka publikuar një fotografi nga qyteti i Dohas në Katar, ku shihet me familjen e gjërë, shkruan IndeksOnline.

Messi në çdo ndeshje të zhvilluar deri më tani në Kupën e Botës, kishte përkrahje nga afër të gruas së tij Antonella dhe femijëve.

Por arritja në finale si duket ka bërë që e gjithë familja të jenë në mbështetje të Messit, për ta fituar trofeun e vetëm i cili i mungon gjatë karrierës së tij./IndeksOnline/