75 Mall Live Search
23:12 / E Enjte, 19 Janar 2023 / Gj. Sh

Messi publikon një video me Ronaldon, duke e përqafuar

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë zhvilluar ndeshjen e fundit kundër njëri tjetrit.

Miqësorja e luksit e zhvilluar në Arabinë Saudite mes PSG-së dhe yjeve të skuadrave Al Hilal dhe Al Nassr, përfundoi me fitoren e skuadrës franceze me rezultat 5-4, shkruan IndeksOnline.

Ishte sulmuesi argjentinas i cili para pak çaste publikoi një video duke u përqafuar me portugezin para fillimit të ndeshjes.

Kujtojmë që Lionel Messi arriti të shënoi golin e parë në ndeshje, ndërsa Cristiano Ronaldo shënoi dy gola duke e fituar edhe çmimin e lojtarit të ndeshjes./IndeksOnline/