75 Mall Live Search
08:55 / E Hënë, 15 Korrik 2024 / L K

Messi që nga sot është lojtari me më shumë tituj në histori të futbollit

Lionel Messi po e zgjeron mitin e tij. Triumfi i Argjentinës në Kupën e Amerikës së Jugut e ka bërë atë futbollistin më të trofeshëm në historinë e futbollit.

Me arritjen e Kupës së Amerikës të dielën, argjentinasi është tashmë, i vetëm, lojtari me më shumë tituj në historinë e futbollit, duke ia kaluar Dani Alves.

Kapiteni argjentinas ka 45 trofe duke numëruar klubet dhe Kombëtaren, një më shumë se braziliani (44), tashmë në pension./Indeksonline/