75 Mall Live Search
19:37 / E Mërkurë, 10 Maj 2023 / Gj. Sh

Messi reagon pas largimit të Busqutes nga Barcelona

Sergio Busquets do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona.

Lajmi është konfirmuar gjatë ditës së sotme nga klubi katalanas dhe trajneri Xavi, shkruan IndeksOnline.

Për largimin e Busqets nga Barcelona, ish-shoku i tij i skuadrës, Lionel Messi i ka dërguar një mesazh mesfushorit spanjoll.

”Në fushë gjithmonë me 5, por në realitet si lojtar dhe si njeri je një 10, Busi.

Ju uroj më të mirat në fazën tuaj të re dhe gjithmonë, si për ju ashtu edhe për gjithë familjen tuaj.

Faleminderit për atë që ndodh brenda dhe jashtë fushës, ka pasur shumë momente që kemi kaluar së bashku, shumë të mira dhe disa edhe të ndërlikuara… Ata do të mbeten përgjithmonë!”, ka shkruar Messi./IndeksOnline/