Messi refuzon vazhdimin e kontratës me PSG-në

E ardhmja e Lionel Messit te PSG nuk është e sigurt.
Kampioni i Francës prej kohësh ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës me sulmuesin argjentinas, shkruan IndeksOnline.
Sipas mediave ndërkombëtare, Messi po refuzon të pranoj një kontratë të re.
35-vjeçari u transferua në Paria në sezonin 2021/2022, ku deri më tani ka zhvilluar 59 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 26 gola dhe ka bërë 28 asistime./IndeksOnline/