75 Mall Live Search
08:25 / E Premte, 14 Mars 2025 / G T

Messi rikthehet në formacionin e Inter Miamit, shënoi gol të bukur

Skuadra e Intert Miamit e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Cavalierit me shifrat 0:2 në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales në CONCACAF Champions Cup.

Lionel Messi u rikthye në formacionin e klubit amerikan dhe arriti të shënonte gol, shkruan Indeksonline

Ylli argjentinas realizoi një gol të bukur në minutat e fundit të ndeshjes, pas një super asisti të dhënë nga bashkëlojtari i tij, Morales.

Golin e parë në këtë sfidë e shënoi sulmuesi uruguaian, Luis Suarez nga penalltia në minutën e 37’të.

Në çerekfinale, Intert Miami do të luajë ndaj Los Angeles, ku pritet të jetë një ndeshje tejet interesante, duke e ditur se dy skuadrat kanë yje të futbollit europian në skuadër./Indeksonline/