10:52 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Messi rikthehet pas lëndimit, u bën probleme shokëve të skuadrës

Lionel Messi është rikthyer në stërvitje pasi dëmtimi e mbajti atë jashtë ndeshjes së parë të sezonit kundër Athletic Bilbaos.

Ndeshjen e parë Barca e humbi me rezultat 1-0 dhe nuk e kishte ndihmën e futbollistit më të mirë, shkruan Indeksonline.

Për fat të mirë për anën e Ernesto Valverde pesë herë fituesi i Topit të Artë është rikthyer sërish në stërvitje dhe nga vështrimi i tij ai tashmë po shkakton probleme për shokët e tij të skuadrës.

Nëse kjo është mënyra se si ai po terrorizon shokët e tij të skuadrës pas vetëm një seance stërvitore, atëherë kundërshtarët e tyre të dielën, Real Betis do të kishin çdo të drejtë të shqetësoheshin pak. /IndeksOnline/