Messi, Ronaldo apo Van Dijk, ja statistikat e tyre në këtë vit
Messi, Ronaldo dhe Van Dijk janë tre kandidatët kryesorë për ta fituar topin e artë këtë vit, ceremonia e të cilit do të zhvillohet nesër në Paris.
Në 43 ndeshjet e zhvilluara këtë vit, Messi ka 40 gola dhe 15 asiste, shifra magjike për një 32 vjeçar, ndërsa fitoi titullin e La Ligës duke dështuar në Ligën e Kampionëve dhe në finale të Copa del Rey. Gjithashtu u shpall lojtari më i mirë në La Liga dhe top golashënuesi i Evropës. shkruan Indeksonline.
Në anën tjetër, Ronaldo nga 44 paraqitjet në këtë vit ka shënuar 33 gola dhe ka asistuar në 4 prej tyre, ndërsa fitoi titullin e Serie A dhe kupën e Nations League.
Mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk bëri gjithashtu një supersezon duke e mbajtur shumë herë portën e paprekur dhe duke mos u dribluar me muaj. Ai gjithashtu shënoi 6 gola dhe 4 asiste gjatë sezonit të kaluar, pa llogaritur këto dy të djeshmet. Me Liverpoolin gjithashtu fitoi Ligën e Kampionëve, ndërsa në Premierligë u rendit vetëm një pikë pas Manchester Cityt./Indeksonline/