75 Mall Live Search
23:26 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Messi rrezikon dënim të rëndë pas fjalëve që ka thënë

Lionel Messi mund ta pësojë pas akuzave të rënda ndaj organizatorëve të Kupës së Amerikës. Ylli i Argjentinës, refuzoi të merrte medaljen e vendit të tretë, duke akuzuar për korrupsion dhe padrejtësi.

Sipas “Pleshtit”, është vendosur që kupën ta fitojë Brazili dhe se argjentinasit u penalizuan pa të drejtë. Pas këtyre deklaratave, Mesi rrezikon një dënim shembullor nga CONMEBOL, pasi në rregulloren e këtij turneu nuk lejohen ofendimet ndaj organizatorëve.

Si rrjedhojë e kësaj, Mesi rrezikon deri në 2 vite pezullim nga ndeshjet ndërkombëtare. Në rast se kjo gjë ndodh, atëherë ylli argjentinas do të humbiste kualifikueset e Kupës së Botës si dhe Kupën e Amerikës 2020.