75 Mall Live Search
07:57 / E Enjte, 30 Maj 2024 / G T

Messi shënoi gol të bukur në humbjen e Inter Miamit

Skuadra e Inter Miamit ka pësuar humbje 1:3 ndaj Atlanta Utd në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në MLS.

Gol në këtë takim shënoi ylli argjentinas, Lionel Messi – që ishte i vetmi për skuadrën e tij, shkruan Indeksonline

Messi shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 62’të për ta ngushtuar epërsinë e ekipit kundërshtar në 1:2.

Skuadra e menaxhuar nga trajneri Martino tentoi disa herë ta barazonte rezultatin me anë të Messit dhe Suarezit, por nuk arritën.

Në minutën e 73’të, Thiare ia shuajti gjasat Inter Miamit, pasi shënoi golin e tretë dhe të fundit në këtë takim.

Kujtojmë që këtë sezon në MLS, Lionel Messi ka shënuar 11 gola – dy më shumë i ka Arango i Real Salt Lake (13), që po i prinë listës së golashënuesve./Indeksonline/