Messi shkoi në Arabi pa lejen e PSG-së

Lionel Messi me familjen e tij ka arritur dje në Arabi. Por vizita e tij nuk kishte lejen e trajnerit të skuadrës, Christopher Galtier.
Skuadrës së PSG-së i ishin premtuar dy ditë pushim në rast se do mposhte Lorientin dhe për këtë Messi kishte rezervuar biletat për shtetin aziatik.

Planifikimet nuk i dolën si duhet yllit argjentinas ngase PSG u mposht nga Lorient dhe trajneri vendosi që të gjithë lojtarët të dalin në stërvitje të nesërmen.
Mediat franceze raportojnë se Galtier mund ta dënojë Messin për këtë largim pa leje. Dhe aludohet se dënimi i mundshëm i Messit mund të jetë goditja finale për largimin e tij nga skuadra franceze./Indeksonline/