75 Mall Live Search
22:59 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / C E

Messi shpallet lojtari i ndeshjes kundër Australisë

Magjia e Lionel Messit e eliminoi sot Australinë nga Kampionati Botëror “Katar 2022”.

Kombëtarja e Argjentinës siguroi çerekfinalen e këtij turneu duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 Australinë.

Lionel Messi arriti ta zhbllokojë rezultatin e ndeshjes i pari, ku kaloi Argjentinën në epërsi prej 1:0 në minutën e 35’, ndërkaq golin e dytë për argjentinasit e shënoi Julian Alvarez në minutën e 57’.

Goli i Messit ishte i veçantë, pasi që superylli arriti të shënoj në ndeshjen e tij jubilare të 1,000-të në karrierë.

Ndërkaq, Messi tani është zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes, me plot meritë pas paraqitjes fantastike kundër Australisë.