10:16 / E Enjte, 03 Gusht 2023 / AR

Messi shumë i nervozuar ishte mbrëmë | Ai e shtyu kundërshtarin dhe i bërtiti para fytyrës për një ndërhyrje

Lionel Messi u duk se ishte në një përplasje të zjarrtë me një lojtar kundërshtar gjatë ndeshjes së Kupës së Ligës ndërmjet Inter Miami dhe Orlando City.

Ndërsa dy skuadrat po bënin rrugën drejt tunelit në pjesën e parë, Messi dukej se po shkëmbente fjalë me një nga lojtarët e Orlandos, shkruan LIG Sport.

Dyshja dukeshin mjaft të ndezur, por përfundimisht u ndanë nga shokët e tyre të skuadrës.

Kujtojmë se Leo Messi ishte sërish vendimtar dhe realizoi dy gola në këtë ndeshje.

Ai në total ka 5 gola në tri ndeshje.