14:21 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / OSH

Messi s’u kthye dje me Barcelonën pas ndeshjes, mësohet se për ku është nisur njëshi i futbollit

Barcelona u ul në Aeroportin e Valladolidit me Leo Messin, por u ngrit pa yllin argjentinas. Jashtëtokësori i futbollit kishte valixhen me vete dhe nuk u kthye me pjesën tjetër të skuadrës.

Ai ka filluar pushimet e Krishtlindjeve, duke udhëtuar për në Argjentinë në Aeroportin e Valladolidit. Leo nuk ka dashur të humbiste asnjë minutë të vetme të pushimeve dhe ka marrë rrugën menjëherë për në vendlindjen e tij.

Leo do të jetë në Argjentinë deri më 27 dhjetor, para se të kthehet për ndeshjen ndaj Eibarit që zhvillohet, më 29 dhjetor./Indeksonline/