75 Mall Live Search
23:12 / E Premte, 22 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Messi, Suarez, Alba e Busquets mbesin pa trajner, jep dorëheqje Tata Martino

Gerardo ‘Tata’ Martino nuk është edhe zyrtarisht trajner i Inter Miamit.

Ai sot dha dorëheqja nga kjo pozitë, duke thënë se këtë e bëri për arsye personale, shkruan IndeksOnline.

Martino largohet nga klubi së bashku me stafin stërvitor që mbërriti me të në qershor 2023.

“Ka qenë nder të punoja në një klub kaq të veçantë dhe të drejtoja një ekip kaq të veçantë. E kam shijuar qëndrimin tim në Inter Miami dhe do t’i ruaj kujtimet e krijuara dhe marrëdhëniet e krijuara këtu për pjesën tjetër të jetës sime. Unë largohem me asgjë tjetër veçse mirënjohje për kohën time këtu dhe dua të falënderoj sinqerisht të gjithë ata që e bënë të mundur”, ka deklaruar Martino.

Nën drejtimin e Tata Martino, Inter Miami arriti që këtë sezon të fitoj titullin e kampionit, me një rekord pikës, gjithësejt 34.

Sipas asaj që raportohet, pasardhësi i tij pritet të jetë legjenda e futbollit argjentinas, Javier Mascherano./IndeksOnline/