75 Mall Live Search
17:00 / E Diele, 15 Shkurt 2026 / AR

Messi surprizon me një gjest të thjeshtë për Shën Valentin, çka i dhuroi bashkëshortes?

Ylli i futbollit botëror, Lionel Messi, ka treguar edhe një herë anën e tij romantike dhe modeste.

Me rastin e festës së Shën Valentinit, ai ka zgjedhur një surprizë të ëmbël dhe simbolike për bashkëshorten e tij, Antonela Roccuzzo, shkruan Indeksonline.

Në vend të dhuratave luksoze, Messi i ka dhuruar Antonelës një arush të madh pelushi, një gjest i thjeshtë por plot domethënie, që ka tërhequr vëmendjen e fansave në rrjetet sociale.

Postimi i ndarë në rrjete sociale u prit me mijëra pëlqime dhe komente pozitive, ku ndjekësit vlerësuan thjeshtësinë dhe dashurinë që ata reflektojnë.

Messi dhe Antonela janë prej vitesh një nga çiftet më të dashura të botës së sportit, duke dëshmuar se, pavarësisht famës dhe suksesit, gjestet e vogla mbeten ato që kanë më shumë vlerë./Indeksonline/