Messi takon “emnakun” e tij, Lionel Richie-n

Legjenda e muzikës amerikane, Lionel Richie, është takuar me atë të futbollit argjentinas, Lionel Messi.
Messi dhe Richie u takuan në SHBA, rastësisht, dhe takimi i tyre ishte më shumë se i veçantë, shkruan IndeksOnline.
Messi ka lindur një vit pasi Richie publikoi albumin e tij “Dancing on the Ceiling”, i cili raportohet se ka frymëzuar prindërit e argjentinasit.
Në fakt, prindërit e Messit ishin fansa të mëdhenj të muzikës së Lionel Richie-t, prandaj edhe e emëruan djalin e tyre “Lionel”.
Këtë gjë e deklaroi edhe vet artisti amerikan, me postimin e tij në Instagram që shkruan:
“Kur Lioneli takon Lionelin! Nëna e tij e emëroi në bazë të emrit tim dhe ja ku jemi. Kënaqësi të takohemi pas gjithë këtyre viteve”./IndeksOnline/