Messi tejkalon sërish CR7

Lionel Messi ka marrë vendin e parë si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në 5 ligat kryesore europiane.
Penalltia e shndërruar në gol kundër Real Sociedad, kishte vlerën e 3 pikëve për Barcelonën, por ishte edhe një rekord për yllin argjentinas.
Me 438 gola në ligë, një më shumë se Cristiano Ronaldo, Lionel Messi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në 5 ligat kryesore të Europës.
Lojtari më i mirë i La Ligas për muajin shkurt, kishte kryesuar këtë renditje deri më 25 janar, kur Ronaldo e kaloi atë me një gol kundër Napolit, ndwrsa gjashtë javë më vonë, Messi udhëheq përsëri.