Messi tek Inter? Një transferim i tillë nuk pritet të realizohet

Pak minuta para se të niste sfida me Genoan, Beppe Marotta, ritheksoi rëndësinë e vendit të dytë që Interi arriti me Conten.
Drejtuesit zikaltër iu bë pyetje mbi mundësinë e nënshkrimit me Lionel Messin, por përgjigjja ishte se një gjë e tillë nuk do të ndodh.
“Messi tek Interi është fantazi. Ai nuk është absolutisht objektivi ynë, mendoj se në këtë moment ai dëshiron të vazhdojë jetën dhe karrierën e tij të futbollit te Barcelona”, tha ai.