Messi ”thumbon” ish-klubin: Nuk kam dashur të bashkohem me PSG-në

Lionel Messi po shijon momente fantastike te skudara amerikane Inter Miami.
Sulmuesi argjentinas ka shënuar 9 gola në gjashtë ndeshje të luajtura deri më tani, shkruan IndeksOnline.
Në një intervistë të fundit, Messi ka thënë se nuk ka dashur të transferohet te PSG-ja, dhe asnjëherë nuk ka dashur të largohet nga Barcelona.
“Lëvizja ime te PSG nuk ishte diçka e dëshiruar nga unë, nuk kam dashur kurrë të largohem nga Barcelona”. “Ishte nga një ditë në tjetrën. Më duhej të mësohesha shpejt me një vend të ri pas kaq shumë vitesh në Barcelonë. U bë e vështirë, por për fat është shumë ndryshe nga ajo që po më ndodh tani në Miami”, ka thënë Messi./IndeksOnline/