10:23 / E Diele, 28 Maj 2023 / Gj. Sh

Messi thyen edhe dy rekorde të tjera, njëri i takonte Ronaldos

Lionel Messi ka thyer edhe dy rekorde të tjera.

Sulmuesi i PSG-së ka shënuar golin e vetëm në ndeshjen ndaj Strasburgut, në barazimin 1-1, ku u shpall edhe kampion i Francës, shkruan IndeksOnline.

Me golin e shënuar, Messi theu rekordin e rivalit të tij, Cristiano Ronaldo, duke u bërë golashënuesi më i mirë në ligat evropiane.

35-vjeçari shënoi golin e 496, duke lënë mbrapa Ronaldon me 495 gola.

Përveç kësaj, Messi ka barazuar edhe rekordin e ish-shokut të skuadrës, Dani Alves, duke u bërë lojtari me më së shumti trofe në histori, gjithsej 43./IndeksOnline/