75 Mall Live Search
10:59 / E Diele, 16 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Messi thyen rekord negativ

Lionel Messi po ka mungesë të golave të shënuar.

Tani janë bërë katër ndeshje që ai nuk ia del ta gjejë rrjetën e portës.

Sulmuesi argjentinas nuk qe në gjendje të shënojë në fitoren e Barcës 2:1 kundër Getafes në Camp Nou.

Ai dështoi të shënojë ndaj Valencias, Levantes, Real Betisit dhe tani Getafes.

Edhe pse nuk ka shënuar së fundmi, Messi megjithatë i ka 14 gola në 19 ndeshje në La Liga deri tani këtë sezon.

Në tri ndeshjet e fundit, kur nuk shënoi asnjë gol, Messi i bëri gjashtë asiste.