15:13 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Messi tregon a është pro apo kundër VAR-it

Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat spanjolle ku ka folur për futbollin, karrierën dhe jetën e tij private.

Pesë herë futbollisti më i mirë në Botë ka folur edhe për inkuadrimin e teknologjisë në futboll.

Messi VAR-in e konsideron si një gjë e mirë për futbollin.

“Epo, në fillim unë isha hezitues, e vërteta është se nuk e pashë. Por sot mendoj se ishte një gjë shumë e mirë për Ligën dhe Futbollin. Ka pasur një pranim spektakolar, si për tifozët dhe për lojtarët. Ata janë përshtatur shumë shpejt. E shoh shumë mirë”, ka thënë Messi.

Kujtojmë se VAR është inkuadruar edhe në La Liga nga ky sezon. /IndeksOnline/