75 Mall Live Search
17:04 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Messi urdhërohet ta kthej Audin me vlerë 140.000 euro

Messi  dhe shokët e ekipit të Barcelonës u urdhëruan që të kthejnë veturat e Audi pas mbarimit të sponsorizimit.

Lionel Messi dhe të tjerërt ishin në gjendje të zgjedhin çdo model të Audi, vitin e kaluar pasi kompania gjermane bëri marrëveshje me Barcën, transmeton Indeksonline.

Messi zgjodhi një Audi RS 6 Avant me vlerë rreth £ 130,000 ndërsa Ivan Rakitiç  një Audi Q7 me vlerë 65,000 funte.

Kompania ka dhënë një afat kohor prej tre javësh për lojtarët që të kthehejn veturat.

Lojtarët e Barcelonës i kishin përdorur makinat në  udhëtimet e tyre të përditshëm.

Audi përfundoi një marrëdhënie 13-vjeçare midis klubit katalan dhe gjigantit gjerman të makinave, i cili gjithashtu kishte marrëveshje me Real Madridin dhe Bayern Munichun.

Veturat të cilat i kanë marrë lojtarët :

Marc-André ter Stegen Audi SQ5 TFSI Mythos black (£71,000)
Nélson Semedo Audi Q7 Carrara ëhite (£75,000)
Gerard Piqué Audi RS 6 Avant performance Daytona gray (£127,000)
Ivan Rakitić Audi Q7 Graphite gray (£65,000)
Sergio Busquets Audi R8 Coupé V10 plus Daytona gray (£192,000)
Luis Suárez Audi RS 6 Avant performance Daytona gray (£127,000)
Lionel Messi Audi RS 6 Avant performance Sepang blue (£127,000)
Ousmane Dembélé Audi RS3 Sportback Panther black (£56,000)
Philippe Coutinho Audi Q7 3.0 TDI (£65,000)
Jordi Alba Audi Q7 Sepang blue (£65,000)
Sergi Roberto Audi RS3 Sportback Catalunya red (£56,000)
Samuel Umtiti Audi RS3 Sportback Catalunya red (£56,000)
Ernesto Valverde Audi Q7 e-tron quattro Florett silver (£65,000)./Indeksonline/.