23:36 / E Diele, 20 Shtator 2020 / C E

Messi uron Vidalin për kalimin te Interi: Do të shihemi së shpejti

Lionel Messi përshëndet Arturo Vidal pas mbërritjes në Milano.

Sulmuesi i Barcelonës, në qendër të një telenovele të gjatë këtë verë, dëshiroi të përshëndeste mesfushorin kilian në rrjetet sociale, pasi ai sot filloi aventurën e tij të re me fanellën e Interit.

Unë vetëm të kam njohur si kundërshtar dhe ti gjithnjë dukeshe si fenomen, por pata fatin të të njoh personalisht dhe më befasove edhe më shumë. Ishin dy vjet në të cilat ne ndamë shumë gjëra dhe u dallove shumë. Do t’i mungosh shumë dhomave të zhveshjes. Të uroj më të mirën për këtë fazë të re në klubin e ri. Do të shihemi përsëri, me siguri”, ka shkruar Messi në rrjetet sociale.

Messi është përfolur se mund të transferohet te Interi pasi që ky mund të jetë sezoni i fundit i tij në Barcelonë. /IndeksOnline/