17:36 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Messi-Van Dijk, përballja direkte për Topin e Artë

Përballja gjysëmfinale e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës e Liverpoolit pritet të afrojë tek Topi i Artë njërin nga dy futbollistët favoritë.

Lionel Messi e Virgil Van Dijk pritet të jenë dy nga tre futbollistët që do të zëjnë vend në podiumin e Topit të Artë në fund të vitit.

Messi është futbollisti më i mirë në La Liga dhe ka qenë bartës i Barcelonës në Ligën e Kampionëve deri në këtë fazë.

Nuk ka asnjë dilemë që Leo do të shpallet golashënuesi dhe lojtari më i mirë në La Liga.

Në anën tjetër, Van Dijk pritet të shpallet lojtari i edicionit në Premierligë. Mbrojtësi holandez ka qenë lider i Reds duke marrë epitetin e analistëve si mbrojtësi më i mirë i momentit në botë. Madje, holandezi ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 4 asiste për skuadrën e tij.

Fantastik ka qenë edhe në Ligën e Kampionëve duke stabilizuar në masë të madhe mbrojtjen e skuadrës së Klopp.

Skuadra që kalon në finale nga përballja Barcelona-Liverpool do të jetë favorite në finalen e Madridit.

Dhe, sipas basteve dhe analistëve, nëse Barca e fiton Ligën e Kampionëve, Messi do të jetë pa asnjë dilemë Topi i Artë 2019.

Por, nëse Liverpool shpallet kampion i Evropës, bastet parashikojnë që Van Dijk të jetë pas shumë viteve mbrojtësi që do të jetë Topi i Artë për këtë vit./Indeksonline/